Ky botim përshkruan se si MARK TECHNOLOGIES ("ne", "neve" ose "tona") mbledhim,
përdorim dhe mbrojmë informacionet publike që grumbullojmë nga vizitorët e faqes sonë të internetit
https://euromark.x10.mx/. Ne jemi të përkushtuar për të mbrojtur
privatësinë tuaj dhe për të trajtuar çdo të dhënë që mbledhim me kujdes.
INFORMACIONIN QË MBLEDHIM
Ne mbledhim një sasi të kufizuar informacioni jo të identifikueshëm për
funksionimin thelbësor dhe sigurinë e faqes sonë të internetit.
Të dhëna e mbledhura automatikisht
Kur ju vizitoni faqen tonë, server-i regjiston automatikisht adresën tuaj IP
dhe kohën e vizitës tuaj. Ky informacion përdoret vetëm për qëllime analitike të brendshme (për
shembull, gjurimi i numrit të vizitorëve dhe trendeve) dhe për monitorimin dhe parandalin e
qëllimeve të liga (për shembull, sulmeve ndaj shërbimeve, tentativave me forcë brutale ose
kërcënimeve të tjera të sigurisë).
PËRDORIMI I COOKIES DHE TEKNOLOGJIVE TË NGJASHME
Pa Cookies
Ne nuk përdorim cookies, përfshirë cookies të palëve të para apo të treta,
për qëllime gjurmimi, reklamimi ose analitike.
Local Storage
Nëse ndërveproni me opsionet accessibility në faqen tonë për të përshtatur
përvojën tuaj (përfshirë çdo modifikim të faqes për të lehtësuar shikimin), do të keni mundësinë ti
ruani këto parapëlqime. Nëse përzgjidhni ti ruani ato, ky informacion ruhet në menyrë lokale në
pajisjen tuaj duke përdorur funksionalitetin e "local storage" të shfletuesit tuaj (i ngjashëm me
një cookie, por pa transmetuar të dhëna në server-in tonë). Këto të dhëna përdoren vetëm për
qëllimin kryesor të ruajtjes së cilësimeve tuaja midis vizitave dhe nuk i aksesojmë ne.
SHËRBIMET E PALËVE TË TRETA DHE APIs
Faqja jonë e internetit përdor API të caktuara të palëve të treta në faqe
specifike për t'ju ofruar informacion dhe funksionalitet (për shembull, harta, prurje të dhënash, e të
tjera).
Nuk regjistrojmë të dhëna
Ne nuk regjistrojmë, ruajmë ose përpunojmë asnjë të dhënë që ju mund t'i
jepni ose të kaloni përmes këtyre shërbimeve të palëve të treta.
Politikat e paleve te treta
Përdorimi i këtyre shërbimeve rregullohet nga politikat e privatësisë së
ofruesve përkatës të palëve të treta. Ne shënojmë në mënyrë rigoroze API-t e përdorura në faqet ku
ato janë implementuar. Ju këshillojmë të shqyrtoni politikën e privatësisë përkatëse të API-s për
informacione të mëtejshëme se si ata trajtojnë të dhënat tuaja.
Kontrolli i të dhënave të palëve të treta
Ne nuk kemi asnjë kontroll dhe nuk marrim asnjë përgjegjësi për përmbajtjen,
politikën e privatësisë ose praktikat e ndonjë faqeje ose shërbimi të palëve të treta.
SI E MBROJMË INFORMACIONIN TUAJ
Ne respektojmë privatësinë tuaj dhe marrim masa për të mbrojtur të dhënat
publike që mbledhim. Adresat e regjistruara IP dhe koha e vizitës ruhen në server me akses të kufizuar
dhe ruhen vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për qëllimet e analitikës dhe monitorimit të sigurisë.
TË DREJTAT TUJA
Meqë ne nuk mbledhim asnjë informacion të identifikueshëm personal, opsionet për
qasje, korrigjim ose fshirje të të dhënave janë të kufizuara. Nëse keni shqetësime në lidhje me të
dhënat e mbledhura shkruar si më sipër, ju lutemi na kontaktoni.
NDRYSHIME NË BOTIMIN E POLITIKËS SË PRIVATËSISË
Ne mund të përditësojmë botimin tonë të privatësisë herë pas here. Ne do t'ju
njoftojmë për çdo ndryshim duke botuar politikën e re të privatësisë në këtë faqe dhe duke përditësuar
datën e botimit.